E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ debat për Tiranën; Subashi-Ristanit: I shërben PD-së

Sipas anëtarit të KQZ-së, Njazi Kosovrasti kërkesa e PS-së është e pamotivuar në ligj. Ai akuzoi nënkryetaren e këtij komisioni, Dëshira Subashi si përfaqësuese e interesave të PS-së në Komision dhe jo qytetarëve.

“Subashi të respektojë ligjin dhe jo të sillet si përfaqësuese politike e selisë rozë në KQZ”, u shpreh Kosovrasti.

Në replikën e saj, nënkryetarja e KQZ-së akuzoi drejpërdrejt kreun e këtij institucioni Arben Ristani se po i shërben interesave të PD-së.

“Ristani po i shërben PD-së, ndërsa anëtari Kosovrasti shkel vazhdimisht kodin zgjedhor dhe sulmon për të disatën herë”, u shpreh Subashi.

“Kutitë e ankimuara nga Partia Socialiste për Tiranën duhet të numërohen”, u shpreh ajo në mbyllje të fjalës së saj.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›