E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Vasili: Asnjë takim Meta-Berisha

Tiranë, 13 korik NOA - Sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar sot me anë të një deklarate për shtyp, në lidhje me publikimet e djeshme nga mediat, për një takim mes Ilir Metës dhe Sali Berishës.

Gjatë deklaratës së sotme Vasili ka mohuar takimin Meta-Berisha.

Nuk ka pasur asnjë takim për negociata mes dy liderëve, pasi priten rezultatet. Negociatat do të zhvillohen në kohën e duhur dhe ato do të jenë transparente- tha sekretari i përgjithshëm i LSI-së, Vasili.
Dje mediat publikuan se kryeministri Sali Berisha dhe krye i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, kanë zhvilluar një takim të fshehtë larg kamerave në Pogradec. Madje sipas mediave Meta-Berisha në këtë takim sekret kanë diskutuar për kabinetin e ri qeveritar.

Sipas tyre, takimi u zhvillua në vilën qeveritare në qytetin e Pogradecit.
k.k/NOA

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›