KQZ deshton ne vendimmarrjen per ngritjen e ZAZ-ve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dështon në vendimmarrjen për ngritjen e 89 Zonave të Administrimit Zgjedhor për zgjedhjet e 23 qershorit.
Për miratimin e projektvendimit nevojiteshin të paktën 5 vota të komisionerëve.
Po ashtu u rrëzuan edhe propozimet e përfaqësuesve të PD-së dhe PS-së.
Para votimit KQZ u përfshi në debate të gjata.
Kryekomisionerja Lefterie Lleshi dha argumentin përse nevojitet rritja e numrit të këtyre zonave.
KQZ në projektvendimin e hedhur për shqyrtim parashikonte ngritjen e 89 ZAZ-ve. Për, përfaqësuesin e Partisë Demokratike Njazi Kosovarsti, numri duhet të ishte më i madh me qëllim përshpejtimin e procesit të numërimit të votave.
Por, përfaqësuesi i socialistëve në Komision, kërkoi reduktimin në 75 ZAZ, duke bazuar qendrimin e tij tek numri i banorëve për secilën ZAZ.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është në kapërcim të afatiti ligjor për ngritjen e Zonave të Administrimit Zgjedhor. Vendimi duhet të ishte marrë 2 javë më parë.