Mario Monti jep doreheqjen

Mario Monti është larguar nga detyra e tij si kryeministër i Italisë.
Ashtu si kishte paralajëmruar që në datën 8 dhjetor kreu i qeverisë i ka dorëzuar dorëheqjen e parevokueshme presidentit të vendit Napolitano. Por në të njëjtën kohë ai ka konfirmuar se do të jetë i gatshëm për të zgjidhur cështjet urgjente që kanë mbetur ende pezull.
Presidenti Napolitano nga ana e tij ka deklaruar se duke filluar që nga dita e nesërme do të takohet me kryetarët e grupeve parlamentare.
Me anë të një batute kryeministri Monti u ka dhënë lamtumirën ministrave të tij pas përfundimit të mbledhjes së këshillit të ministrave. Nuk largohem për shkak të profecisë maja ka thënë ai, por këtij roli i ka ardhur fundi.
Ndërkaq detajet e këtij vendimi por dhe planet për të ardhmen politike do të bëhen publike në konferencën vjetore për shtyp në 23 dhjetor.
Pas përfundimit të meshës së krishtlindjeve të celebruar për nëpunësit e sallës Jeshile në pallatin Çigi, Monti u ka uruar punë të mbarë bashkëpunëtorëve të tij dhe i ka falenderuar për mbështetjen. Ai i ka përshkruar 13 muajt si kryeministër si të vështirë por shumë interesantë.