KQZ dhe policia gati për zgjedhje

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) dhe Policia e Kosovës tashmë kanë kryer të gjitha përgatitjet e nevojshme, në mënyrë që procesi i nesërm zgjedhor për Gjilanin të kalojë pa probleme.
Të dielën në Gjilan, për herë të tretë qytetarët e kësaj komune do t’iu drejtohen vendvotimeve për të zgjedhur të parin e komunës së Gjilanit, i cili do të udhëheqë qeverisjen komunale në mandatin e ardhshëm katërvjeçar.
Në garën për kryetar të Gjilanit garojnë kryetari aktual Qemajl Mustafa, nga PDK-ja dhe kandidati i LDK-së, Fatmir Rexhepi.
Në rrethin e dytë fitoi Mustafa, por pas ankesave të kundërkandidatit Rexhepi, KZAP-i kërkoi rivotim. Procesi zgjedhor për Gjilanin është shqyrtuar edhe nga Gjykata Supreme, e cila në vendimin e dytë, e ka mbështetur vendimit të dytë të KZAP-it për rivotim.
Zëdhënësi i Komisionit Qendror Zgjedhor, Fehmi Ajvazi, ka thënë për Kosovapress se Komisioni do t’i ketë pesë ekipe të veta për t’i monitoruar zgjedhjet, në mënyrë që gjithçka të shkojë ashtu sipas planit të paraparë.
“Komisioni Qendror Zgjedhor me kohë i ka bërë të gjitha përgatitjet që zgjedhjet të kalojnë mirë. Qysh sot në mëngjes është bërë shpërndarja e fletëvotimeve e listës së votuesve e formularëve për rezultate dhe mjetet e tjetra të cilat i shërbejnë këtij procesi”, ka thënë Ajvazi.
Po ashtu, janë ndërruar edhe të gjithë komisionarët që kanë marrë pjesë në raundin e dytë. Kjo bëhet sipas udhëzimeve të KZAP-it.
Të drejtë vote në komunën e Gjilanit kanë gjithsej 87 430 qytetarë, të cilët do të kenë mundësi të votojnë në 31 qendra votimi.
“Kësaj radhe në Gjilan do të jenë 1587 vëzhgues, përfshirë vëzhgues vendor dhe ndërkombëtar. Gjithashtu, qysh nesër në mëngjes në orën 7 kur do të hapen pikat e votimit do të jenë të gatshme 31 qendra votimi që përfshinë 127 vend-votime. Në rivotimin në Gjilan do të jenë 87.430 rivotua që i plotësojnë të parapara me ligj për të qenë votues të ligjshëm”, ka thënë Ajvazi.
Edhe Policia e Kosovës ka kryer të gjitha përgatitjet për procesin e nesërm zgjedhor në Gjilan.
Arbër Beka, zyrtar për informim pranë Policisë së Kosovës, ka konfirmuar për Kosovapress se për mbarëvajtjen e gjithë procesit janë angazhuar 400 zyrtarë policorë, të cilët do të kujdesen që i gjithë procesi të kalojë pa probleme.
“Policia e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet e nevojshme, sa i përket procesit zgjedhor të rivotimit në Kuvendit Komunal të Gjilanit. Nga Drejtoria e përgjithshme është dhënë një urdhër operativ për Drejtorinë Rajonale të Gjilanit. Ata kanë përgatitur një plan operativ që nënkupton edhe angazhimin shtesë për zyrtarë policorë, duke filluar që nga ora shtatë e mëngjesit e ditës së nesërme. Do të këtë orar të zgjatur për zyrtarët policor, dhe në bazë të planit operativ është e paraparë që të jenë të angazhuar mbi 400 zyrtarë policor, për sigurimin që procesi zgjedhor, për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe për përcjelljen e materialit sensitiv për zgjedhje”, ka thënë Beka.
Rivotimi për të parin e komunës mbahet pas konstatimeve nga ana e Komisionit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (KZAP), se në raundin e dytë më 13 dhjetor ka pasur parregullsi.
Gjatë ditës KQZ do të mbajë konferenca për media, për të njoftuar në lidhje me ecurinë e procesit, ndërsa rezultatet preliminare do të publikohen në mesnatë.