E Shtunë, 31 Tetor 2026

Papa nuk është përgjegjës për abuzime

Vatikani nuk vlerëson se Papa Benediktit i XVI-të ka pasur përgjegjësi në rastet e abuzimeve në Krye-dioqezat e Mynihut dhe Freising-ut në kohën që ka qenë atje si Kryepeshkop.

Zëdhënësi i Vatikanit Federico Lombardi i cilësoi akuzat si fushatë të qëllimshme.

Përpjekjet për të përmendur Papën në kontekstin e keqtrajtimeve të viteve 80-të kanë dështuar, tha ai.

Ditën e premte, ish krye-famullitari i Mynihut, Gerhard Gruber pranoi përgjegjësinë në marrjen e vendimit për të emëruar një prift pedofil në detyrën e famullitarit.

Ish- kardinali Ratzinger, kishte nënshkruar në vitin 1980 zhvendosjen e priftit në një vend tjetër në mënyrë që ky t`i nënshtrohej terapisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›