E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, diskutohen ankimimet e partive për Tiranën

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po zhvillon mbledhjen e radhës ku po diskutohen ankimimet e partive për qarkun e Tiranës. Partia Socialiste ka ankimuar rezultatet e KZAZ-ve 54,55, 56, 57, 58, 59 dhe 60. Subjekti politik, Partia Socialiste, ka kërkuar rivlerësimin e rezultatit në këto KZAZ. Po ashtu në KQZ po diskutohen edhe ankimimet e PBDNJ-së dhe LZHK-së, tashme e veçuar nga koalicioni "Poli I Lirisë", pasi sipas LZHK-së, komisionerët e këtij koalicioni nuk kanë mbrojtur votat e kësaj partie gjatë numërimit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›