Lonçareviç: Tirana do fitojë ndaj Stabaek

Tirana ëshët stërvitur dje pasdite në stadiumin "Selman Stërmasi" në prag të ndeshjes së Ligës së Kampioneve kundër Norvegjezëve të Stabaek. Ndeshja do të zhvillohet ditën e mërkurrë në orën 20:00 në stadiumin kombëtar "Qemal Stafa". Trajneri kroat i bardhebluve Ilija Lonçareviç ka deklaruar se kjo do të jetë edhe sfida e parë e tij në krye të stolit të Tiranës dhe dëshiron ta fitojë atë. Nga ana tjetër kroati ka kujtuar se është shumë e rëndësishme të sulmosh. Edhe kapiteni Muka është optimist përpara ndeshjes dhe ka deklaruar se është një kundërshtar i forte, por Tirana duhet të luajë si ndaj Milanit.