KQZ, ende nuk janë hedhur rezultatatet e 22 qendrave të votimit
Edhe pse tashmë dihen rezultatet e zgjedhjeve parlamentare në sistemin e të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ende nuk janë hedhur rezultatet e 22 qendrave të votimit.
Në mbledhjen e radhës KQZ shqyrtoi dy problematika që kishin të bënin pikërisht me hedhjen gabim të dhënave në sistem përkatësisht në ZAZ 15 dhe 37.
Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve Lefteri Lleshi deklaroi se në bazë të rezultateve të tabelave të rishikohen edhe njëherë të dhënat dhe të hidhen saktë.
Ndërkohë në mbledhjen e radhës do të shqyrtohet ankimimi i partisë Popullore Kristian Demokrate në lidhje me rezultatet e dala në disa qarqe të vendit.