Tiranë, vetëvritet në ambientet e burgut 313 një e burgosur
Vetëvritet në ambjentet e burgut 313 në Tiranë një e burgosur.
72-vjeçarja Fatmira Poka, e dënuar për vrasjen e bashkëshortit të saj është vetëvrarë në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja e rëndë është shënuar në muajin shkurt ku 72-vjeçarja vrau ne çifte bashkëshortin e saj Faik Proka në banesën e tyre në fshatin Xibrakë të Elbasanit.
Ndërkohë policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të vetëvrasjes së 72-vjeçares Proka në ambjentet e burgut.