E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ ende pa vendim për komunën e Gjilanit

Komisioni Qendror Zgjedhor në Kosovë ende nuk ka marrë një vendim përfundimtar për procesin e zgjedhjeve në komunën Gjilanit.

Kryetarja e KQZ-së, Nesrin Lushta, edhe pas përfundimit të raundit të tretë të zgjedhjeve në komunën e Prizrenit dhe Lypjanit, nuk ka dhënë sqarime në lidhje me ecurinë e procesit.

Ajo po ashtu nuk ka specifikuar ndonjë datë se kur KQZ do të mund të ketë një vendim përfundimtar për zgjedhjet në këtë komunë.

"Akoma nuk është vendosur për Gjilanin vendimi do të merret në ditët e ardhshme... Ende nuk mund t'ju them asgjë, kam thënë deri më tash se jemi duke punuar në këtë drejtim andaj kur të marrim ndonjë qëndrim do të njoftoheni", tha Lushta.

Ndërkohë që Komisioni Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa kishte rekomanduar rivotim edhe për këtë komunë për shkak të parregullsive të evidentuara, KQZ edhe pas shumë konsultimeve nuk ka arritur që të aprovojë këtë rekomandim, duke vendosur që në Gjilan të ketë kryhet një rinumërim votash.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›