SHBA-të gati të dëgjojnë ofertë bërthamore nga Irani
"Nëse Irani ka diçka të re për të deklaruar, jemi të përgatitur ta dëgjojmë", deklaroi një zyrtar amerikan pa pranuar t’i bëhet publik identiteti. Presidenti iranian, Mahmoud Ahmadinexhad deklaroi dje se Irani ishte i gatshëm të dërgonte uraniumin e tij për përpunim jashtë territorit të vet në këmbim të karburanteve bërthamore .