Kosova perze peshkopin serb Artemije
Prishtine 20 nentor NOA - Policia e Kosoves ka debuar sot nga territori i Kosoves ish-kreun e Kishes Ortodokse Serbe peshkopin Artemije per tu kthyer njehere e mire ne Serbi.
Kisha Ortodokse Serbe permes nje deklarate per shtyp ka pohuar se ka qene ajo vete e cila ka kerkuar debimin e Artemijes nga nje manastir ne komunen e Zubin-Potokut pasi ai kishte dale ne pension ne muajin maj te ketij viti dhe kisha ia kishte ndaluar atij te merrej me aktivitete kishtare.
Kjo sepse sic citon deklarata ai ishte perfshire ne keqperdorime financiare.
Por ai ka refuzuar ti bindet Kishes Ortodokse Serbe dhe gjate dites se
djeshme kishte udhehequr liturgjine ne nje manastir ne veri te Kosoves.
n.e/NOA