KQZ i përgjigjet PD, publikon listën e kandidatëve të dorëhequr nga detyra për shkak të kandidimit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka vënë në dispozicion Partisë Demokratike, listën e 35 kandidatëve të Partisë Socialiste, që janë dorëhequr ose pezulluar nga funksionet publike për shkak të kandidimit në zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Përgjigjja e KQZ-së vjen pas pretendimeve të PD-së se kandidatët e PS-së po përdorin postet publike për fushatë.
Megjithatë, sipas dokumentit të bërë publik, rezulton se të gjithë emrat e përmendur kanë lënë funksionet e tyre shtetërore, duke rrëzuar pretendimet e opozitës.
Në listën e publikuar evidentohet edhe emri i Ardit Bidos, të cilin PD-ja e kishte akuzuar se vazhdonte të mbante detyrën e tij, ndërsa kandidonte si deputet.
Gazetare: Jonida Omeri
/rtsh.al/