KQZ-ja pritet të numërojë sot edhe 11 kuti

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të numërojë sërish sot edhe 15 kutitë e tjera, nga gjithsej 26 kuti me fletë të kontestuara.
Ditën e djeshme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve numëroi 11 kuti në të cilatë u gjetën 7 vota për kandidatin e “aleancës për të ardhmen” Edi Rama dhe 4 vota për kandidatin e “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha.
Duke bërë një përllogaritje nga rezultati paraprak i KQZ-së ku kandidati i djathtë Lulzim Basha mori 81 vota më shumë se rivali i tij Rama pas numërimit të 11 kutive me fletët e kontestuara, kandidati i “aleancës për qytetarin” Basha është në avantazh me 78 vota.
Ndërkohë procesi i numërimit të votave të kontestuara në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve pritet të ndryshojë sërish rezultatin për bashkinë e Tiranës ndërsa pritet që në datën 3 qershor Kolegji Zgjedhor të japë vendimin në lidhje me ankimimin e Partisë Socialiste për rezultatin e bashkisë më të madhe në vend.