E Shtunë, 31 Tetor 2026

Përdorimi i celularit mund të shkaktojë kancer në tru

Organizata Botërore e Shëndetësisë, ka deklaruar se përdorimi i celularit rrit mundësitë e prekjes nga kanceri në tru. Për këtë përdoruesit e telefonave celular duhet të gjejnë mënyra për të reduktuar përdorimin e tij.

Ekspertët rekomandojnë se përdorimi i telefonit celular duhet të gjendet në listën e aktiviteteve “mundësisht kancerogjene”, duke e vendosur kështu këtë pajisje komunikimi në të njëjtën kategori ku janë edhe pesticidet DDT.

Gjërat e klasifikuara si “mundësisht kancerogjene” nuk nënkuptojnë se shkaktojnë drejtpërdrejtë kancerin. Ekspertët kanë paralajmëruar se duhen më shumë kërkime para se të bëhet konkluzioni më i fuqishëm që përcakton saktësisht se sa i rrezikshëm është përdorimi i telefonit celular.

Ekspertët që punojnë për Organizatën Botërore të Shëndetësisë, më saktë, 31 shkencëtarë nga 14 shtete, nuk kanë bërë një kërkim të tyre, mirëpo vlerësimin për këtë e kanë bërë pasi kanë studiuar kërkimet e bëra nga shkencëtarë të tjerë për sigurinë e kësaj pajisjeje.

Vlerësohet se momentalisht në botë ka pesë miliardë përdorues të telefonit celular.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›