KQZ-ja,Topalli: Ilirjan Muho na mashtroi me CV, i shkarkuar për lidhje me kriminelët
TIRANË - Kuvendi po vijon diskutimet lidhur me kërkesën e PD-së për lirimin nga detyra të anëtarit të KQZ-së, Ilirian Muho, i propozuar nga LSI, si dhe zëvendësimin e tij me një nga dy kandidaturat e paraqitura nga Partia Republikane., Klement Zguri ose Patriot Çoba. Kërkesa, e miratuar një javë më parë nga Komisioni i Ligjeve, kundërshtohet ashpër nga opozita, e cila e konsideron një veprim antiligjor dhe goditje të rëndë për standardet demokratike. Sipas deputeteve të PS-së, kryeministri Berisha kërkon mazhorancen në KQZ, pasi tenton të manipulojë rezultatin e zgjedhjeve të 23 qershorit.
Nga ana tjetër shumica argumenton se me largimin e LSI-së nga koalicioni i djathtë u përmbysën raportet në KQZ dhe për pasojë edhe në komisionet e tjera të nivelit të dytë, gjë që sipas saj, e kalon nën kontrollin e opozitës të gjithë procesin zgjedhor, duke paralajmëruar manipulime.
Seanca e sotme e Kuvendit pritet në fakt të jetë e gjatë, pasi janë regjistruar për diskutim 120 deputetë.
XHAFAJ: PROBLEMI I MAZHORANCËS, NUK KA NUMRAT NË KQZ
Ora 15:32- Deputeti i Partisë Socialiste Fatmir Xhafaj e ka cilësuar nonsens juridik, nismën e PD për të shkarkuar Ilirian Muhon.
“Kanë vënë nenin 14 se s’vinin dot asnjë tjetër. Nëse bëhej fjalë për shkarkimin duhej të përdorej neni 18, po ai këtë procedurë nuk e parashikon në asnjë germë”, tha Xhafaj.
Deputeti shtoi më tej se ky është një akt i paligjshëm dhe i papranueshëm. “Ky akt cënon procesin zgjedhor dhe votën e lirë”, tha ai.
“KQZ është institucion i pavarur, nuk mund të përdoret nga politika dhe Sali Berisha. Ndryshimi i rregullave të lojës nuk mund të ndryshojë në këtë fazë të procesit. Nuk ka logjikë juridike por logjikë politike që merr për bazë vullnetin e kryeministrit. Problemi i mazhorancës është se nuk ka numrat”, tha ai më tej.
Ndërsa duke iu referuar deklaratave të kryetares së Kuvendit Topalli, Xhafaj i cilësoi si të paturpshme.
“Jam i surprizuar nga paturpësia e Jozefinës, ku ishit dje që e miratuat Muhon. Pranoni që keni qenë sylesh apo e përdorët si peng për të mbajtur me doemos pushtetin. Është turpi juaj dy herë”, tha ai më tej.
TOPALLI: MUHO U SHKARKUA NGA DHORI SOLLAKU PËR LIDHJE ME KRIMIN
Ora 15:08 Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë,v Jozefina Topalli, nga foltorja e Parlamenti, akuzoi Ilirjan Muhon se ka mbajtur fshehur CV e tij, pasi është shkarkuar nga ish-presidenti Alfred Moisiu me kërkesë të Kryeprokurorit Dhori Sollaku për lidhje me krimin.
“Ilirjan Muho ka mashtruar parlamentin me CV që nuk tregon që është i shkarkuar nga presidenti me propozim të kryeprokurorit Dhori Sollaku , ai mashtroi edhe në dëgjesën në komision. Nuk ndihesh ti i fyer që të ka mashtruar propozuesi që ke ne koalicion. Propozuesi që ka sjell në KQZ Muhon na ka mashtruar ju dhe ne. Ky është atentati më i madh që i bëhet Parlamentit. Ilirian Muho ka gënjyer dhe mashtruar parlamentin me CV e tij se nuk tregon se është i shkarkuar nga presidenti i Republikës me propozim të Dhori Sollakut. Seanca dëgjimore, është një akt betimi. Për të Dhori Solllaku ka kërkuar shkarkimin e tij për lidhjen me krimin dhe kriminelet me të rrezikshëm. Ky ëhtë atentati më i madh që i bëhet Parlamentarizmit. Kam 18 vjet në politik. Në bazë të ligjit dhe kodit elektoral ka një nen, që i referohet këtij zotërisë, që emërimi është i paligjshëm, pasi ai është i shkarkuar për lidhjet me krimin”, tha Topalli.
Kryetarja Topalli paralajmëroi ligjvënësit socialistë se mazhoranca nuk do lejojë prishjen e balancës në KQ.
“Do mjaftonte kaq që propozuesit të kërkonin të falur, që ju që e dinit të kërkonit të falur para publikut, ju i thoni shqiptarëve se KQZ me Muhon që është i shkarkuar, ky jep besim publikut, bën zgjedhjet më të mira e ndershme si vetë ndershmëria e Muhos. Ky është peng i krimineleve, kësaj i thoni ju KQZ e pavarur , ky është turpi i parlamentit, ju ftoj të bashkoheni e të mos ndaheni me maxhorancën për të shkarkuar këtë nga detyra. Harrojeni se do i merrni zgjedhjet në tavolinë, përkundrazi jam plotësisht dakord me ato diplomatë që thonë qeveria ka përgjegjësinë. Nuk mund të jetë balancë e nderuar 5 me 2”, tha Topalli.
RULI: PA NDRYSHUAR KODIN ZGJEDHOR NUK PRISHET BALANCIMI NË KQZ
Ora 15:00 Ministri i Bujqësisë, Genc Ruli theksoi se marrëveshja është legjitimuar në Kodin Zgjedhor. Sipas Rulit trupa e KQZ është e përzgjedhur politikisht dhe pa ndryshuar Kodin Zgjedhor nuk mund të prishet balanca në KQZ.
Ministri Ruli tha se Kodi Zgjedhor e ka të shenjtë balancimin, ndaj i kërkoi LSI që tashmë të marrë mbiemrin që i takon pas largimit të koalicionit me PD.
PS, MARKO BELLO: NDËRKOMBËTARËT KARTON TË VERDHË BERISHËS, MOS VINI DUART NË KQZ
Ora 13:50-“Të ndërpresësh sot nga ky Kuvend nën pretekstin e shumicës e kartonëve një mandat kushtetues do të thotë të mos njohësh alfën e demokracisë. Shumica janë ato që votojnë e marrin mendime. Jo të dashur kolegë kjo nuk është demokracia liberale, as sistemi i vlerave që duhet ndaj trupi diplomatik i huaj i ka bërë thirrje Berishës i ka ngritur kartonin e verdhë. Po bëni si në vitin 1996 që tregoi se një vend që nuk bën zgjedhje të lira e të ndershme nuk mund të integrohet në Europë dhe nuk ka faj populli, nuk na duhet fare popull i fortë. Mos vini duart në KQZ se zgjedhjet hidhen në erë dhe bie besueshmëria.
ka politikanë që nuk u bëhet vonë për stabilitetin e vendit”.
PS, DITMIR BUSHATI: TË ULEMI E TË GJEJMË ZGJIDHJE
“Ne duhet të hapim një kapitull të ri dhe më erdhi keq që gjerat shkuan kështu. Të ulemi dhe të gjejmë një zgjidhje që na nderon të gjithëve”, tha Bushati në mbyllje të fjalës së tij.
PS, ARBEN MALAJ: TEST PËR NE JANË ZGJEDHJET E LIRA, TË DËSHMOJMË QË DIMË TI BËJMË
“Sot po ndodh 100 % e kundërta e asaj që presin e thonë shqiptarët. Duan më pak vuajtje e papunësi e pak varfëri, kur ndërkohë vlon korrupsioni dhe kapja e shtetit. Testi i parë janë zgjedhjet e ndershme dhe të lira, vendi ka ngecur në vend, kriza politike dhe sociale mund ta dëmtojë dhe me shumë”, u shpreh ndër të tjera Malaj.
PALOKA: RAMA KERKON TE MARRE PUSHTETIN NE TAVOLINE
Ora 12:30 - Deputeti demokrat Edi Paloka akuzoi kryetarin e PS-së se po kërkon të marrë pushtetin në tavolinë, përmes manipulimit të komisioneve të administrimit të zgjedhjeve. “Edi Rama e di shumë mirë që nuk mund të fitojë zgjedhjet me Sali Berishën. Rama e di shumë mirë që në fund fare do t’ia gjejë Berisha dhe do ta mundi prap. Për këtë arsye kthehet tek ëndrra e tij, të marri pushtet në tavolinë. Gjithë këto kohë ka kërkuar të marri pushtetin në tavolinë, i erdhi rasti të ketë kontrollin e komisioneve dhe të realizojë këtë ëndërr. Shpresa e tij vazhdon të mbetet manipulimi, por ta harrojë”- u shpreh Paloka.
Paloka nënvizoi Partia Demokratike kërkon balancimin komisioneve, siç e parashikon ligji e Kodi Zgjedhor. Ai theksoi se shkarkimi i Ilirjan Muhos nuk është çështje që lidhet drejtpërdrejt me të, por siç tha Paloka, lidhet me nevojën për të shkuar në zgjedhje me një KQZ të balancuar, me 3 anëtarë të opozitës dhe 3 të maxhorancës.
AHMETAJ: BERISHA KA FOBI NGA VOTA E LIRE
Ora 12:20 - Deputeti i PS-së Arben Ahmetaj theksoi se nisma e demokratëve për lirimin e anëtarit të KQZ-së është antiligjore dhe antikushtetuese. Sipas Ahmetajt, kryeministri Berisha po tregon se KQZ nuk do të jetë e pavarur, por do ndjekë një komandë politike.
“Çdokush në Shqipëri e ka të qartë që ajo që po ndodh me KQZ-së është shkelje e drejtpërdrejtë e Kushtetutës së Shqipërisë. Sali Berisha me veprimin e sotëm i tregon shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, me të cilët sot është gjithashtu në konflikt, i tregon se KQZ do ndjekë një komandë politike. Vazhdojmë me logjikën e balancimit politik të institucioneve, si mundet një KQZ e cila do të jetë në diktatin politik, për të lexuar drejt dhe kushtetueshmërisht mandatet politike që do të dalin nga zgjedhjet. Kjo është frikë, të kesh frikë nga një individ që është betuar në kuvend, në këtë rast është Ilirjan Muho. Berisha ka fobi nga vota e lirë, ka fobi nga zgjedhjet e lira dhe nuk mund te veproje ndryshe nga ajo qe ka bere ne 22 vjet, kur i ka grabitur dhe cenuar zgjedhjet. Ky njeri sot është i pajustifikuar dhe në vakt tregon se është antishqiptar. Ajo që Berisha po bën me KQZ kërkon të zgjasë agoninë e vetes dhe agoninë e shqiptarëve. Gjë që ne nuk do ta lejojmë. Në 23 qershor ju dorëzoni pushtetin në duart e shqiptarëve.”- deklaroi Ahmetaj.
DOKLE: PROBLEMI I PD-se ESHTE SE SI TE VJEDHE VOTAT
Ora 11:50 - “Problemi i Shqipërisë janë korbat e zinj që u janë sulur institucioneve të pavarura. Të mos lejojmë të shkelet pavarësia e institucioneve. Problemi i PD është gjithmonë se si të vjedhë votat.”- u shpreh deputeti socialist Namik Dokle.
GJIKNURI: PO DHUNOHET POPULLI NE TE DREJTAT E TIJ
Ora 11:40 - Deputeti socialist Damian Gjiknuri kryesoi listën e gjatë të deputetëve që do të diskutojnë sot në Kuvend, në lidhje me zëvendësimin ose jo të anëtarit të KQZ-së, Ilirjan Muho. Deputeti i PS-së akuzoi kryeministrin Berisha se po tenton të manipulojë zgjedhjet përmes kontrollit të KQZ-së.
“Qëllimi i këtij zotërisë është se do KQZ për të zabotuar disa procese. Ky do të zbatojë pikë për pikë skemën që zbatoi me zgjedhjet në Tiranë. Zgjedhjet realisht janë në rrezik, këtij i intereson mbi të gjitha grabitja e certifikatës së zgjedhjeve, që të jetë prap njësoj si në ’97, për të negociuar prap daljen e tij në politikë. Kësaj radhe nuk gjen dot një referencë ligjore. Kësaj radhe nuk ka shanse, po e provokon popullin dhe do të përballet me pasojat. Këtu po dhunohet populli në të drejtat e tij. Tërhiquni kësaj iniciative, pasi pasojat do të jenë të paparashikuara.”- u shpreh Gjiknuri.
Sipas deputetit socialist, marrëveshjet nuk mund të qëndrojnë mbi ligjet dhe Kushtetutën. “Me teorinë e Berishës marrëveshjet na qëndrokan mbi ligjet. Po Lefteri Lleshi, çfarë i takon Berishës dhe Metës tek zgjedhja e Lefteri Lleshit që është zgjedhur nga PD dhe LSI. Po rrezikohet realisht mbajtja e zgjedhjeve të lira.”- vijoi Gjinkuri.
PALOKA: PRISHJA E BARASPESHES NE KQZ KERCENON ZGJEDHJET
Ora 11:30 – Në fillim të seancës plenare, deputeti demokrat Edi Paloka lexoi relacionin e PD-së, ku renditen arsyet e kërkesës për zëvendësimin e anëtarit të KQZ-së, të propozuar nga LSI. Sipas Palokës, prishja e baraspeshës së KQZ-së, pas largimit të LSI-së nga koalicioni qeverisës, përbën kërcënim për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
“Ndërhyrja duhet bërë pa hezitim. Në kushtet kur procesi zgjedhor ka filluar prej kohësh dhe KQZ dhe nivele të tjera marrin përditë vendime të rëndësishme, në emër të grupit parlamentar kërkoj që kjo situate të zgjidhet nga Kuvendi, në mënyrë që të mos cënohet puna dhe eficenca e KQZ-së. Komisioni i Ligjeve i rekomandon kuvendit të lirojë nga detyra anëtarin e KQZ, Ilirjan Muho, të propozuar nga LSI, dhe të zëvendësohet vakanca e krijuar”- u shpreh Paloka.
PS MBLEDH GRUPIN PARLAMENTAR PARA SEANCES
Ora 10:00 - Deputetët socialistë mblodhën sot në orën 09:00 grupin parlamentar, ku vendosën rreth mënyrës se si do të reagojnë në seancë. Në përfundim të mbledhjes, që zgjati rreth 30 minuta, nuk pati asnjë deklaratë për mediat në lidhje me vendimet e marra. Por në mbledhjen e mëparshme të grupit, ditën e enjte, kur u shty edhe votimi për këtë çështje, deputetët diskutuan për një reagim të ashpër deri në bllokim të punimeve të Kuvendit. Pati edhe mendime për bojkot, por kjo nuk u pranua nga kryetari Rama.
ZGURI: SHKARKIMI NGA KUVENDI, RAST I PERSERITUR
Ora 07:20 - Një prej ish-anëtarëve të KQZ-së dhe njëherësh një prej kandidatëve të propozuar nga Partia Republikane për të zëvendësuar Muhon, Klement Zguri ka thënë se shkarkimi i një anëtari KQZ-je është një situatë e përsëritur në Shqipëri. Sipas tij, mandati i anëtarëve të KQZ-së është ndërprerë në vitin 2004, në vitin 2008 dhe në vitin 2012. Këto mandate, ka sqaruar Zguri janë ndërprerë për shkak të marrëveshjeve politike dhe jo për shkak të parashikimeve të Kodit Zgjedhor, siç e pretendon opozita që i referohet nenit 18 të këtij kodi.
Në bazë të këtij neni, mandati i anëtarit të KQZ-së përfundon kur ai kryen veprimtari politike, mbush moshën për pension, vdes, jep dorëheqjen nga detyra ose kur cenon veprimtarinë e KQZ-së, parashikime këto, të cilat nuk janë ndërmarrë nga anëtari i LSI-së në këtë institucion. Po sipas Klement Zgurit, edhe në rastet e iniciativave të ndërmarra nga Kuvendi në vitin 2004, në vitin 2008 dhe në vjeshtën e 2012, asnjë prej këtyre pikave nuk ekzistonte në kushtet kur Kuvendi ka vendosur të ndryshojë me votë parlamentare trupën e KQZ. Gjithçka mbetet për t’u parë sot në seancë.
Paralelisht me negociatat duket se po vazhdon edhe kalkulimi i votave në Parlament. Ndryshimi i anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkon minimumi 71 vota, çka do të thotë se demokratët duhet të kërkojnë vota përtej koalicionit të tyre për të arritur këtë shifër.
Aktualisht, Partia Demokratike ka 66 deputetë në Kuvend dhe kjo shifër shkon në 69 po të llogariten edhe votat e dy deputetëve të Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet dhe një votë e Partisë Republikane. Këto janë votat 100 për qind të sigurta të koalicionit të djathtë. Në të njëjtën kohë, vota të mundshme për t’iu bashkuar alternativës së shkarkimit të anëtarit të LSI-së mund të konsiderohen edhe ato të dy ish-deputetëve të PS-së, Asllan Dogjani dhe Gjovalin Kadeli, të cilët janë shprehur se mbështesin PD--në në këtë nismë.
Të pavendosur janë dy deputetët e tjerë të pavarur, Kastriot Islami dhe Dritan Prifti. Nga ana tjetër, Partia Socialiste ka 61 deputetë, të cilët nëse do të ketë votim në seancën e sotme, do të jenë të gjithë të pranishëm. Këtyre votave u shtohen edhe katër të LSI-së, e cila është më e prekura e këtij votimi, por edhe vota e kreut të PBDNJ-së, Vangjel Dule. Në të njëjtin krah pritet të rreshtohet edhe deputeti i FRD-së, Gazmend Oketa.
(er.nu/d.b/ma.ar/e.m/BalkanWeb) Lidhje te tjera KQZ, Muho: Nuk dorëhiqem, jam betuar në Kuvend. Meta: Largimet hakmarrje politike Arvizu: Ndryshimi i rregullave në mes të lojës, e gabuar OSBE, Wollfarth: Palët të dialogojnë, tani do pres të shoh si do veprojnë