KQZ ka nevoje per 5 anetare per te cerifikuar rezultatin e zgjedhjeve
Drejtuesja e Misionit të Vëzhguesve të OSBE/ODIHR Conny McCormack, në një intervistë dhënë për Dojçe Vele, analizon situatën në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas saj, çertifikimi i rezultatit të zgjedhjeve kërkon qartësisht një shumicë të cilësuar prej pesë anëtarësh në KQZ.
Referuar rezultateve të ngushta mes palëve gjatë zgjedhjeve në Shqipëri, Conny McCormack thotë se rezultati nuk është vetëm në dorë të KQZ, pasi ai varet edhe nga ajo se çfarë do të ndodhë në procesin e numërimit. Drejtuesja e misionit të OSBE/ODIHR vlerëson transparencën gjatë procesit të numërimit të votave, si një komponent kyc i besueshmërisë së publikut. McCormack thotë se në kuptimin e transparencës procesi është jashtëzakonisht i mirë, këtë shumë vende nuk e kanë, përfshirë edhe vendin e saj Shtetet e Bashkuara të Amerikës.