KQZ kërkon afro 11 milionë euro për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit

PRISHTINË, 1 maj /ATSH/ Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve i Kosovës ka miratuar planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, në shumën prej 10 milionë e 887.186 euro.
Ky plan u miratua me 10 vota pro dhe asnjë kundër.
Violeta Salihu tha se sekretariati i KQZ-së ka përgatitur planin e buxhetit për zgjedhjet e parakohshme, bazuar në kërkesat e njësive përkatëse, ku shuma totale e buxhetit të planifikuar arrin shumën 10 milionë e 887.186 euro.
Sipas saj, nga ky buxhet shkojnë paga dhe shtesa shuma 221 mijë euro, mallra dhe shërbime 10 milionë e 621 mijë euro, shpenzime komunale 32 mijë euro dhe pasuritë jo financiare-kapitale, 13 mijë euro.
Kosova do të mbajë zgjedhje të parakohshme të përgjithshme më 7 qershor.
Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, shpalli 7 qershorin si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të reja të parakohshme parlamentare – të tretat brenda rreth një viti e gjysmë.
/KosovaPress/