Rruga Fier-Kthesa e Patosit-Fratar, realizohen 70% e punimeve rehabilituese

TIRANË, 1 maj/ATSH/ Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Ami Kozeli inspektoi sot punimet për rehabilitimin e rrugës Fier-Kthesa e Patosit-Fratar.
Në këtë kantier, puna po ecën me ritme të kënaqshme, ku tashmë ka përfunduar ndërtimi i një aksi të ri prej rreth 3,7 km në zonën e Povelës, ndërsa realizimi fizik i projektit ka arritur në 70%.
Aktualisht po vijon puna për ndërtimin e veprave të artit, si të vogla, ashtu edhe të mëdha, stabilizimin e rrëshqitjeve, si dhe shtrimin e shtresave rrugore përgjatë aksit ekzistues.
1 nga 5/r.e/