E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ mban pezull kandidimin e tre lidereve

Vendimi per Haradinajn Dacin dhe Kurtin merret me 12 nentor

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ende nuk ka marre nje vendim per lejimin apo jo te kandidaturave per deputete te lidereve te tri partive politike te Kosoves. Behet fjale per kreun e Aleances per Ardhmerine e Kosoves Ramush Haradinaj i cili ndodhet i burgosur ne Hage kreun e Lidhjes Demokratike te Dardanise Nexhat Daci i cili eshte denuar nga Gjykata e Kosoves per shperdorime fondesh dhe kreu i levizjes Vetevendosja Albin Kurti i denuar per protesta ndaj qeverise. Kryetarja e KQZ-se Valdete Daka ka deklaruar se vetem pas dorezimit te listave te kandidateve dhe verifikimit te tyre nga zyra per certifikimin e partive politike do te vendoset nese do te lejohet pjesemarrja e te lartpermendurve ne zgjedhje. Sot skadon afati per aplikim per certifikim te partive dhe te kandidateve. Pra ata vijne me listat e kandidateve dhe pas asaj do te behet verifikimi i listave dhe te kandidateve dhe do te merret vendimi ne KQZ tha Daka. Partite politike pritet qe gjate dites ti dorezojne listat me kandidate per Kuvendin e Kosoves procesi i verifikimit te kandidateve do te behet nga zyra per certifikimin e partive politike e cila brenda shtate diteve merr vendim respektivisht rekomandim te cilin ia paraqet KQZ-se. Kjo e fundit me pas vendos nese do te beje certifikimin ose jo te kandidateve per deputete. Verifikimi zgjat shtate dite pra me 19 nentor do te behet certifikimi i kandidateve te partive te cilat do te garojne ne keto zgjedhje. Me ligj mbi zgjedhjet jane parapare kushtet te cilat duhet ti plotesoje nje kandidat per te qene ne listen e zgjedhjeve ka thene Daka. Daka nderkohe nuk ka mundur te sqaroje se si do te veprohet ne rastin e Haradinajt meqe ligji eshte paksa i paqarte respektivisht nese paragrafi eshte nen akuze dhe ka deshtuar te veproje eshte nje opsion ose dy. Nuk kisha dashur te paragjykoj ne keto ceshtje ia lini zyres qe te dale me vendimin e saj respektivisht me rekomandim. Keto ceshtje pastaj do te diskutohen edhe ne KQZ ka thene Daka. Nderkaq KQZ miratoi propozimin per ndryshimin e rregullave zgjedhore rekomandoi akreditimin e vezhguesve per zgjedhjet e jashtezakonshme perderisa kryeshefi ekzekutiv Xhemajl Pecani ka thene se ka filluar trajnimi i trajnereve te KQZ-se. Mbreme ne oren 00.00 ka perfunduar afati per regjistrimin e partive politike qe do te marrin pjese ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit. Zyra per regjistrimin e partive politike ka dhene vleresimin e kushteve te parapara me ligj dhe i jep rekomandimin KQZ-se nese kane te drejte pjesemarrjeje ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit lideret politike Nexhat Daci Ramush Haradinaj dhe Albin Kurti.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›