Vetevendosjes i bashkohen dhe 5 forca politike

Prishtine 11 nentor NOA - Levizja Vetevendosje gjate nje konference per shtyp prezantoi sot pese subjekte politike te cilat i bashkengjiten listes se kandidateve per deputete te saj. Konferencen e hapi Albin Kurti i cili tha se ka nderin qe te prezantoje Avni Klinakun nga Levizja per Bashkim Fadil Fazliun nga Levizja per Integrim dhe Bashkim Xhemal Arenliun nga Balli Kombetar Arif Krasniqin nga Partia Ekologjike dhe Elza Sadikun nga Levizja Demokratike per Integrim.
Ky koalicion u tha se eshte joformal dhe zgjedhor te gjithe 11 kandidatet e ketyre subjekteve do te hyjne ne listen e kandidateve per deputete te Levizjes Vetevendosje.
Me kete rast Albin Kurti tha se eshte e mundshme te behemi bashke dhe njehere kur te behemi bashke gjithcka eshte e mundur pastaj. Bashke do te mundohemi qe ta bejme ndryshimin per te mire te vendit dhe qytetareve. Ky ndryshim nenkupton ndryshimin e pushtetit.
n.e/NOA