KQZ, mbledhje për rezultatin e zgjedhjeve

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme po shqyrton ankesat e partive politike dhe rezultatin e zgjedhjeve të 28 qershorit. Sipas kreut të KQZ Arben Ristani janë kryer një sërë parregullsi në KZAZ-të e disa qarqeve të vendit. Ai gjithashtu u shpreh se kreu i KZAZ-së së Vlorës nuk ka sjellë bazën materiale duke shprehur se kjo është shpërdorim detyre nga ana e tij.