E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ristani i dhuron PD-së mandatin e 71

TIRANË- Kryetari i Asamblesë së PS-së, Gramoz Ruçi ka deklaruar se rezultatet paraprake të KQZ nuk janë asgjë tjetër veç inskenim dhe provokim i Sali Berishës. Ai i bëri thirrje kryeministrit në detyrë të heqë dorë nga këto veprime sepse do të përballet me popullin në rrugë. Deklarata e Ruçit vjen pak momente pas shpalljes se rezultateve paraprake të zgjedhjeve, nga zëdhënësi i KQZ, Leonard Olli.

"Partia Demokratike ka fituar zgjedhjet Parlamentare të qershorit 2009, duke marrë bashkë me aleatët 71 mandate". Kështu eshte shprehur Olli, nga selia e KQZ-së. Ai nënvizoi se këto janë të dhënat paraprake të zgjedhjeve, ku koalicioni i majtë Bashkimi për Ndryshim ka fituar 65 mandate, ndërsa koalicioni i Lëvizjes Socialiste për Integrim ka marrë 4 mandate.

I menjëhershëm ishte reagimi i PS-së, ku Ruçi deklaroi se "Sali Berisha provokon shqiptarët duke degjeneruar procesin e zgjedhjeve. Ai iu nxjerr shqiptarëve kukullën që është në krye të KQZ-së për të ashtuquajturat rezultate paraprake". Sipas tij, Berisha ka vetëm 70 mandate dhe mbetet për tu parë rezultati i Beratit, ku PS pretendon mandatin e 8. Mbetet për tu parë rezultati i Fierit, Tiranës, etj.

"Ndaj i bëj thirrje Berishës dhe KQZ të mos iu imponohen shqiptarëve sepse do të përballen me protesta popullore", tha Ruçi.


****

KQZ shpall këtë rezultat ndërkohë që dihet tashmë problemi me kutitë e votimit të qarkut të Fierit. Kanë mbërritur në KQZ, 3 kutite e KZAZ nr. 20, ende të pahapura dhe të panumëruara. Po kështu kanë mbërritur për verifikim edhe kutitë e KZAZ nr. 19 dhe nr. 22 të po këtij qarku, pas problemeve mes komisionerëve për plotësimin e tabelave.

Janë pikërisht këto kuti, ku PS shpreson të marre mandatin e 9 në qarkun e Fierit, që do të ndryshonte shifrat, duke bërë që rezultati të ishte 70 me 66 dhe jo 71 me 65 siç deklaroi Olli. Gjithsesi ai tha se ky është një rezultat paraprak përsa kohë KQZ nuk ka marrë asnjë vendim për kutitë e Fierit. Aktualisht ky instiucion ka numëruar kutitë e Fushë-Kuqes të qarkut të Lezhës, që nuk e ndryshuan rezultatin e mandateve. Pra Lezha mbeti në shifrat e deklaruara dy ditë më parë, 4 deputetë për PD dhe 3 për PS.


Rezultati paraprak i KQZ-së për koalicionet


Alenca për Ndryshim 46.69 për qind të votave
Bashkimi për Ndryshim 45.36 për qind
Aleanca Socialiste për Integrim 5.56 për qind


Reagon ashpër nënkryetarja e KQZ, Subashi: U shkel ligji me rezultatet paraprake


"Jam e shokuar nga kjo deklaratë, pasi Olli është institucion dhe jo person në këtë rast, që të bëjë deklarata te tilla". Kështu është shprehur vetëm pak minuta pas zedhenesit, nënkryetarja e KQZ-se, Dëshira Subashi.


Ajo shtoi se "kjo është shkelje flagrante e ligjit, pasi KQZ nuk ka përmbyllur tabelat. KQZ nuk ka marrë asnjë vendim për asnjë zonë zgjedhore të Shqiperise. Çeshtja e ndarjeve te mandateve është procedura e fundit e këtij institucioni. Deputetet e secilës force politke, caktohen vetem pasi të jete mbyllur leximi dhe klasifikimi i të gjitha kutive", deklaroi Subashi.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›