KQZ mblidhet per mandatet

Megjithëse nuk kishte numrat e nevojshëm, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u mblodh në mesditë për të shqyrtuar shpërndarjen e mandateve në bazë të votës së 23 qershorit.
Që në hapje të mbledhjes, mungesa e kuorumit si pengesë për marrjen e një vendimi, u paralajmërua nga kryetarja e KQZ-së, Lefteri Lleshi. “Ne nuk kemi kuorumin e nevojshëm për të kaluar këtë vendim, ndaj në këto kushte, cështje i kalon Kolegjit Zgjedhor”, tha zonja Lleshi. Ndërkohë, Partisë Socialiste, e cila ka depozituar një kërkesë në Kolegjin Zgjedhor ku i kërkon këtij të fundit të bëjë shpërndarjen e mandateve, ka akuzuar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve se ka shkelur të gjitha afatet e Kodit duke zvarritur qëllimisht procesin. “KQZ ka vonuar shpërndarjen e mandateve jashtë afateve të Kodit Zgjedhor dhe kjo është arsyeja që ne i jemi drejtuar Kolegjit. Tabelat e qarqeve që nuk i janë nënshtruar ankimimit, sic i përcakton Kodi, duhet të kishin përfunduar me kohë”, deklaroi përfaqësuesi ligjor i PS-së në këtë institucion, Genci Gjonçaj. Zoti Gjonçaj kritikoi edhe rrugën e ndjekur nga KQZ për shpërndarjen e mandateve, e cila sipas tij duhej të ishte bërë me një akt të vetëm. “Shpërndarja e mandateve duhet të bëhej me një akt të vetëm. Ju këtu keni sjellë një akt të përgjysmuar ku bëhet shpërndarja e mandateve vetëm sipas koalicioneve, por jo brenda koalicionit”, tha Gjonçaj. Por kryetarja Lleshi mbrojti punën e institucionit që ajo drejton duke deklaruar se të gjitha vendimet janë marrë në përputhje me të gjitha afatet e parashikuara nga Kodi Zgjedhor. “KQZ ka respektuar të gjitha afatet e parashikuara në Kodin Zgjedhor. E gjithë vendimmarrja jonë është brenda ligjeve. Nuk kemi shkelur asnjë afat, jemi brenda afatit”, tha ajo. / Top Channel