PS per ndertimet pa leje

Përfaqësuesi i Partisë Socialiste, Artan Lame denoncoi abuzimet me ndërtimet pa leje në zonat bregdtare, parqet e zonat historike e kulturore të vendit dhe premtoi se duke nisur nga muaji shtator, qeveria e re do të shembë të gjitha godinat e ndërtuar në kundërshtim me ligjet e vendit.
“Do të penalizojmë të gjitha ata që abuzojnë në bregdet, në zonat përgjatë rrugëve kombëtare, në zonat turistike, në zonat arkeologjike, në zonat monumentale, në zonat e qyteteve, parqe lulishte. Po mbledhim informacion nga qytetarë të përgjegjshëm për falsifikimet që po bëhen për ndërtimet në zonat delikate si në Parkun e Dajtit, përreth Liqenit të Pogradecit, bregdetit Vlorë-Orikum, zonat historike të Lezhës, përreth Kalasë së Krujës, Kepit të Rodonit etj. Në shtator kryeministri do të paraqesë në Kuvend një vendim për ndalimin dhe prishjen e të gjitha ndërtesave të paligjshme, një nga betejat e qeverisë së re”, tha zoti Lame. Më tej, Lame denoncoi planet që sipas tij, po përgatit fshehurazi Bashkia e Tiranës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës për shkatërrimin e Parkut të Lojërva “7 xhuxhat”. “Bashkia e Tiranës së bashku me Institutin e Monumenteve të Kulturës po përgatiten për shkatërrimin e parkut të lojërave tek ‘7 xhuxhat’. Sot ne denoncojmë këtë akt dhe zotohemi që qeveria e re do të vendosë në dispozicion të gjithë mjetet ligjore për ndaljen e këtyre shkatërrimeve”, tha Lame. / Top Channel