E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ mblidhet sot për rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të mblidhet sot në orën 10:00 për të përllogaritur rezultatin për kryetarin e bashkisë së Tiranës, që do të dalë nga mbledhja e votave të shënuara në procesverbale.
 

Në mbledhjen e sotme KZQ-ja pritet të shpallë edhe se kujt i përket fitorja për bashkinë e Tiranës, fitore që gjatë ditës së djeshme u pretendua nga të dyja palët.
 

Mazhoranca ka kontestime për rezultatin aktual, sipas të cilit kandidati socialist Edi Rama është në avantazh me 10 vota.
 

Sipas mazhorancës KQZ-ja ka përllogaritur gabim një prej procesverbaleve, me 12 vota diferencë. Por, pavarësisht kontestimeve të PD-së, kandidati Rama shpalli fitoren të shtunën pasdite, nisur nga rezultatet e mbledhura nga procesverbalet e 11 KZAz-ve në Tiranë.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›