Ndërpritet numërimit në njësinë 7
Gjatë numërimit të votave për kryetarin e njësisë numër 7 në KZAZ-në nr. 51, në njërën prej kutive janë gjendur 15 vota në favor të kandidatit për Bashkinë Tiranë, z.Lulzim Basha. Sipas informacioneve për “Ora News”, kjo ka bërë që për momentin të sjellë ndërprerjen e numërimit, për të bërë rivlerësimin e fletëve dhe për të parë se cfarë do të behet me to.