KQZ mblidhet sot për shpërndarjen e mandateve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mblidhet sot në mesditë dhe pikë e parë e rendit të ditës është projekt-vendimi për shpërndarjen e mandateve midis koalicioneve zgjedhore dhe partive politike për 12 Zonat Zgjedhore.
Kjo mbledhje e KQZ për mandatet vjen një ditë pasi PS dorëzoi në Kolegj kërkesën për ndarjen e mandateve në kushtet kur KQZ nuk ka kuorumin e duhur për të ndërmarrë këtë vendim.
Kërkesa riktheu sërish debatin për këtë çështje, pasi për anëtarin e KQZ, Klement Zguri, po tejkalohen kompetencat e institucionit ku ai bën pjesë.
Pikë tjetër e rendit të ditës është edhe shpalljen e rezultatit të shortit për emërimin e ekspertëve kontabël të licensuar, të cilët do të kryejnë auditimin e fondeve të përftuara dhe të shpenzuara nga subjektet zgjedhore, për fushatën zgjedhore, për zgjedhjet e 23 Qershorit.
Gjithashtu KQZ pritet të miratojë edhe vendimin për afatet proceduriale për zhvillimin e zgjedhjeve për kryetar komune në Dardhas të Korçës.