E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama nuk respekton marreveshjet me aleatet per postet ministrore

Spartak Ngjela shpresoi deri në fund se Rama do ta mbante fjalën për ta bërë ministër të Drejtësisë. Shpeshherë kishte cituar një marrëveshje mes tij dhe kryesocialistit, për të kompensuar kontributin e tij në krah të PS-së gjatë viteve të ashpra të opozitës.
Por Rama duket se nuk e mbajti fjalën.

Drejtësia ishte dikasteri që synonte edhe Lëvizja Socialiste për Integrim. Kjo bërë që Rama t’i propozonte Ngjelës një tjetër post, atë të ministrit për Marrëdhëniet me Parlamentin, që është refuzuar nga avokati.
Kryesocialisti nuk e ka mbajtur fjalën as me dy aleatë të tjerë si Mark Frroku dhe Vangjel Dule. Të dyve u takonte një vend ministry në Qeverinë e ardhshme, në bazë të marrëveshjes së firmosur me kryesocialistin.
E ndërsa kreu i Kristian-Demokratëve deklaroi publikisht se do të vazhdojë të qëndrojë përkah socialistëve edhe pa një post të tillë, në heshtje po qëndron PBDNJ e Dules. Ajo që ka reaguar është organizata e minoritetit grek OMONIA, e cila I ka kërkuar PBDNJ-së, krahur të saj politik, që të rishikojë qëndrimin ndaj koalicionit të majtë.

Rama takon ministrat e zgjedhur të PS-së
Një ditë pasi bëri publik emrat e ministrave të Qeverisë që pritet të drejtojë, kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, zhvilloi edhe mbledhjen e parë me një pjesë të kabinetit të tij. Në takimin informal që zgjati rreth 1 orë, nuk ishin prezentë ministrat e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nuk behet e ditur zyrtarisht tema e bisedes, por mësohet se Rama i ka dhënë një sërë këshillash ministrave të tij, të cilët do të mbajnë këtë post për herë të parë. Burimet bëjnë të ditur se Kryeministri i ardhshëm është fokusuar më shumë tek administrata e ardhshme e secilit dikaster, duke kërkuar nga ministrat që të fillojnë menjëherë nga puna për ndërtimin e strukturës dhe pikasjen e ekspertëve që duan në dikasteret që do të drejtojnë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›