E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ mblidhet te premten

E marte 23 Tetor 2012 1820

KQZMbledhja e pare e komisionit te ri te zgjedhjeve pritet te zhvillohet diten e premte plot 8 dite pasi anetaret e ketij institucioni bene betimin ne parlament. Burime prane KQZ bejne te ditur se ne kete mbledhje te pare do te zgjidhet nenkryetari i KQZ si dhe do te hidhet shorti per 2 anetaret qe do te kene mandate 3 vjecar me qellim riperteritjen e ketij institucioni. Por ky plan pune i komisionit te ri te zgjedhjeve duket i vonuar per koalicionin e vezhguesve vendore te cilet nepermjet nje njoftimi per shtyp I kane bere thirrje kqz te mblidhet sa me pare. Koalicioni i vezhguesve vendore nenvizon se ka rreth nje muaj qe ka skaduar afati per fillimin e punes per realizimin e teknologjise ne zgjedhje prandaj dhe eshte e nevojshme mbledhja urgjente e anetareve te rinj. Nje thirrje koalicioni i vezhguesve vendore I ka drejtuar edhe presidentit te republikes per dekretimin e dates se zgjedhjeve. Sipas tyre pavaresisht se ligji zgjedhor parashikon si afat maksimal per detyren e kreut te shtetit 7 dhjetorin eshte i nevojshem dekretimi i shpejte i dates kur do te mbahen zgjedhjet parlamentare pasi nje sere procedurash ne kodin zgjedhor varen pikerisht nga ky moment. Sipas ketij grupimi pergatitja e listes se zgjedhesve caktimi dhe shperndarja e Qendrave te Votimit dhe miratimi i anetareve te Kolegjit Zgjedhor jane procedura qe kane lidhje te drejtperdrejte me dekretimin e dates se zgjedhjeve.

Komente

Facebook

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›