Rama me fermerët e Tiranës: Gjendja e fshatit e patolerueshme

Në programin e Partisë Socialiste, një rol të vecantë zënë investimet në zonat rurale për të ndihmuar prodhimin. Kryesocialisti Rama tha se do të zgjidhë problemin e ujitjes e kullimit, do të ulë koston e prodhimit në mënyrë që të rrisë fitimin dhe interesin për të punuar tokën, duke hequr TVSH-në. Të gjitha këto kreu i selisë rozë i deklaroi, pasi ka parë nga afër fermerët e rrethit të Tiranës.
Ndërsa fermerët janë shprehur se gjendja tyre është e mjerueshme dhe se prania e shtetit nuk duket askund, mungon uji për vaditje dhe nuk janë të kënaqur nga prodhimet.
Duke u shprehur se qeveria nuk ka në vëmendje fshatin dhe problemet tij dhe se gjendja aktuale është e patolerueshme, Rama nënvizoi se politika e tij do të përqëndrohet intesivisht në zonat rurale për të ndryshuar situatën aktuale.