E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, miratohet tabela përmbledhëse e KZAZ 49

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, ka miratuar tabelën përmbledhëse të rezultateve për KZAZ 49, konkretisht njësia numër 5.

Miratimi i tabelës së KZAZ 49 i hap rrugën miratimit të tabelës përmbledhëse të rezultateve për kreun e Bashkisë së Tiranës e cila do të dalë nga shumatorja e 11 njësive të kryeqytetit.

Tashmë kandidati i majte per Bashkine Tiranë Edi Rama ka marrë 19 154 vota dhe kandidati i djathtë Lulzim Basha ka marrë 14 491 vota, ndërsa kandidati Hysni Milloshi ka marrë 149 vota.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›