KQZ miraton kërkesën e OSBE/ODIHR, për misionin e vëzhgimit
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka zhvilluar pasditen e sotme mbledhjen e tij të radhës, në të cilën ka miratuar kërkesën e vëzhguesve të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR, për vëzhgimin e zgjedhjeve të 23 Qershorit.
KQZ-ja po shqyrton dhe projekt-aktin: Për hedhjen e shortit për përcaktimin e renditjes së subjekteve zgjedhore dhe miratimin e përmbajtjes së fletës së votimit për zgjedhjet e 23 Qershorit, për çdo zonë zgjedhore.
Çdo subjekt zgjedhor, i cili ka depozituar listat shumemërore të kandidatëve për deputetë, të cilat janë miratuar me vendim të KQZ-së, ka dërguar përfaqësuesin e tij ligjor në shortin e mbledhjes së sotme të KQZ-së.
Në mbledhjen e sotme do të përcaktohet edhe renditja e subjekteve zgjedhore në fletën e votimit.