KQZ miraton tabelat e rezultateve të Shkodrës
Përfaqësuesit e opozitës në Komisionin Qendror te Zgjedhjeve votuan kundër vendimit. Bashke me Shkodren, KQZ ka miratuar tabelat përfundimtare të rezultateve për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit për 7 Qarqe.
TIRANË- KQZ miratoi mesditën e sotme me shumicë votash (4 pro dhe 3 kundër) vendimin për tabelat përfundimtare të rezultateve të Qarkut Shkodër për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit.
Sipas relacionit shoqërues të vendimit, tabelat përfundimtare mbështeten në tabelat përmbledhëse të rezultateve të sjella nga çdo KZAZ.
Pas disa saktësimeve nga administrata e KQZ-së për dy KZAZ të këtij Qarku, përfaqësuesit e opozitës në Komision votuan kundër vendimit. Sipas tyre, rezultatet e dy qendrave të votimit, nuk ishin përfshirë në tabelat përmbledhëse të miratuara nga komisionerët e KZAZ-së përkatëse.
"Të gjitha QV-të që janë marrë në dorëzim si të rregullta duhet të ishin të përfshira në rezultat. Përderisa kjo nuk është përmbushur nga KZAZ duhet ta bëjë KQZ-ja, pasi kjo përbën një problem thelbësor për rezultatin zgjedhor. Mungesa e dy QV-ve të marra në dorëzim dhe të mospërfshira në tabelë më duket e pavend", u shpreh nënkryetarja Subashi, përfaqësuese e PS-së në Komision.
Për votimet e 28 qershorit në qarkun e Shkodrës funksionuan 413 qendra votimi të grupuara në pesë KZAZ, ndërkohë që numri i zgjedhësve të regjistruar ishte 239.578.
Sipas rezultatit paraprak të KQZ-së të publikuar mbrëmjen e 3 korrikut në këtë Qark, koalicioni "Aleanca e ndryshimit" fitoi 7 mandate, ndërsa koalicioni "Bashkimi për Ndryshim" 4 mandate.
Deri tani KQZ ka miratuar tabelat përfundimtare të rezultateve për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit për 6 Qarqe, respektivisht për qarkun e Dibrës, Durrësit, Gjirokastrës, Korçës, Kukësit dhe Beratit.
(d.b/BalkanWeb)