MB rifton qytetaret te pajisjen me dokumenta
Ministria e Brendshme i rikujtoi sot të gjithë qytetarët, që nuk kanë aplikuar deri më tani për letërnjoftimin elektronik, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, për t'u paisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike.
TIRANË - Pas ndërprerjes së procesit të paisjes me letërnjoftimin elektronik të qytetarëve që nuk dispononin një pasaportë, proces ky në funksion të zgjedhjeve parlamentare, vetëm pak ditë më pas, ky proces rinis sërisht.
Përmes një deklarate për shtyp, Ministria e Brendshme i rikujtoi sot të gjithë qytetarët, që nuk kanë aplikuar deri më tani për letërnjoftimin elektronik, të paraqiten pranë zyrave të aplikimit, për t'u paisur me kartën e identitetit dhe pasaportën biometrike.
Zëdhënësi Klodian Branko ndërsa garantoi në emër të Ministrisë së Brendshme, kapacitete të plota për aplikimin elektronik, përmes kësaj deklarate, sqaroi se "paisja me kartën e identitetit është e domosdoshme për çdo qytetar, në mënyrë që të përfitojë shërbimet dhe të realizojë marrëdhëniet me institucionet publike dhe ato private".
Gjithashtu, përmes kësaj deklarate ajo bën të ditur se i vetmi dokument identifikimi,do të jetë letërnjoftimi elektronik. Nga burimet zyrtare të ministrisë së Brendëshme, mësohet se "e njëjta procedurë si dhe të njëjtat zyra aplikimi do të shërbejnë edhe për paisjen e shtetasve me pasaportën biometrike”.
(d.b/BalkanWeb)