E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ ndan mandatet fitues për Qarkun e Beratit

TIRANË- Komisoni Qendror i Zgjedhjeve miratoi sot vendimin për shpërndarjen e mandateve të deputetëve për Qarkun e Beratit. Vendimi u mor vetëm një ditë pasi Kolegji rrëzoi kërkesën e socialistëve për rinumërim të votave, duke pretenduar një tjetër mandat në këtë qark.
KQZ caktoi sot ndarjen e 8 mandateve për Qarkun Berat: 4 për koalicionin "Bashkimi për Ndryshim", të kryesuar nga Partia Socialiste, 3 për koalicionin "Aleanca e Ndryshimit", të drejtuar nga Partia Demokratike dhe 1 për koalicionin "Aleanca Socialiste për Integrim", të udhëhequr nga LSI.
Sipas vendimit, KQZ shpalli kandidatë fitues nga lista shumëemërore e PS-së për qarkun Berat: Erion Braçen, Fidel Yllin, Ermonela Velaj dhe Marko Bellon.
Ndërsa kandidatë fitues nga lista shumëemërore e PD-së për këtë qark janë: Genc Pollo, Mehmet Xheka dhe Lefter Maliqi. Kandidati fitues i koalicionit "Aleanca Socialiste për Integrim", u shpall Nasip Naço.
Berati është qarku i tetë nga 12 të tillë, ku KQZ përfundon procesin e mandatimeve, pas Vlorës, Dibrës, Gjirokastrës, Kukësit, Korçës, Elbasanit dhe Lezhës.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›