E Diel, 1 Nëntor 2026

KQZ nis diskutimet per projektvendimet me pranine e kater anetareve

Komisioni Qendror Zgjedhor ka nisur mbledhjen me shqyrtimin e kërkesës së Partisë Republikane për caktimin e saj si parti që ka të drejtë të paraqesë propozime për anëtar të KZAZ-ve, KQV-ve në rang vendi dhe të marrë pjesë në shortin për propozimin e anëtarit të GNV-ve.
Në fillim të kësaj mbledhje, eksperti juridik i PS-së në KQZ, Genci Gjonçaj propozoi që kërkesa të shqyrtohet pas regjistrimit të koalicioneve, pasi nesër bëhet regjistrimi. 
Por sipas  përfaqësuesit të PR-së, Arjan Madhi tashmë jemi para rrethanave të qarta dhe LSI ka deklaruar dhe ka nënshkruar marrëveshjen për të qenë në opozitë.
“Kështu që ne mund të operojmë, s'ka pse të presim regjistrimin e koalicioneve”, deklaroi Madhi.
Ndërkohë që LSI konfirmoi tërheqjen e saj nga përfaqësimi në këto nivele të administrimit zgjedhor.
“Nuk është vendi për diskutime politike. E përshëndes këtë kërkesë të PR, do e bënim ne pas regjistrimit të koaliconeve. Nuk kemi asnjë ndarje në këtë pikë, sepse ligji është i qartë, faktet e njohura botërisht. Këtë vendim mund ta marrë edhe KQZ, pa kërkesën e partive. S'ka pse të bëhet politike, të presim afatet ligjore. Të mos e ngarkojmë këtë sallë me politikë, por të procedojmë sipas rregullave. Mbështes shtyrjen”, vuri në dukje Ylli Manjani, përfaqësues i LSI. 
vijon...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›