Procedura per votimin e dekreteve presidenciale
Komisioni parlamentar i Ligjeve është përfshirë nga debate me tone të ashpra mes kryetarit Ilir Rusmali dhe deputetit socialist Pandeli Majko. Opozita pretendonte se nuk u ndoq procedura për miratimin e dy dekreteve të Presidentit për anëtarët e Gjykatës së Lartë. Por për demokratët, gjithçka ishte e ligjshme.
Duket se kryetari i Komisionit të Ligjeve, Ilir Rusmali parashikoi debate për kalimin e dekreteve të Presidentit të Republikës, për dy vendet vakante në Gjykatën e Lartë Pas dëgjimit të dy kandidatëve, Rusmali kërkoi nëse kishte pyetje nga deputetët, por kjo nuk ndodhi. Kësisoj ai vlerësoi si të miratuara dekretet. Më pas socialisti Pandeli Majko, tha se dekretet nuk quhet të miratuara pa u hedhur në votim. Kryekomisioneri u përpoq të sqaronte kolegun. Për opozitën nuk mjaftoi. Gjatë debatit Ilir Rusmali u ndje i ofenduar nga një batutë që Majko e tha pa hapur mikrofonin. Para këtij debati, Admir Thanza dhe Tom Ndreca paraqitën para komisionit CV-në e tyre. Pas kësaj seance, komisioni i Ligjeve do të përgatisë raportin me mendimin përkatës, që do t’ia përcjellë Kuvendit për miratimin e dy dekreteve presidenciale.