KQZ, numëron nis sot me numërimin e njësisë të tjera
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve do të nisë sot numërimin e votave të kontestuara në kutitë e votimit që i përkasin qendrave të votimit të njësive bashkiake numër gjashtë dhe shtatë në Tiranë.
Edhe pas numërimit të njësive 4 dhe 5 ditën e djeshme kandidati i djathtë Lulzim Basha ruan avantazhin duke qenë me 81 vota para rivalit të tij socialist, Edi Rama.
Gjatë numërimit të kutive të njësisë bashkiake numër 4 në kryeqytet të dy kandidatët morën nga 53 vota secili ndërsa gjatë numërimit të njësisë numër 5 në kryeqytet kandidati demokrat Basha mori 6 vota ndërsa kandidati i majtë mori 3 vota.