amet PDIU Rezolute ne parlament

Idrizi i kërkoi qeverisë shqiptare të mos heshtë por të mbajë premtimin për zgjidhjen e çështjes çame. Ai ka theksuar se çështja çame do të jetë kusht e PDIU-së në koalicionet e saj politike.
“Ne duhet të miratojmë një rezolutë në parlament e cila duhet të ketë një karakter detyrues për qeverinë. Kjo çështje nuk do të jetë thjesht detyrim mes palësh politike, por një detyrim i të gjithë klasës politike shqiptare. Ka ardhur koha që kjo rezolutë të realizohet dhe të mos shtyhet më. Ne do të jemi shumë shpejt faktor real politik që do të kushtëzojë raportin e vet me forcat politike, pikërisht me çështjen kombëtare në themel të së cilës ne kemi çështjen çame”, tha Idrizi.
Më tej kreu i PDIU-së tha se çështja çame do të mbrohet deri në organizmat e huaj ndërkombëtar. Ai tha se për çdo çam të kthyer në kufi do të hapet një dosje që do të shqyrtohet edhe në gjykatat ndërkombëtare.
Presidenti i PDIU-së, Tahir Muhedini në fjalën e tij vlerësoi rolin e shoqatës “Çamëria” për zgjidhjen e çështjes çame.