KQZ numëron njësinë nr.9, Basha në avantazh
TIRANE- Pas hapjes së kutive të njësisë nr.9 në kryeqytet, kandidati i Aleancës për qytetarin, Lulzim Basha vazhdon të ruajë një distancë prej 73 votash, kundrejt kandidatit të Aleancës për të ardhmen, Edi Rama.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve ka përfunduar me hapjen e kutive të njësisë nr.9, ku janë numërar votat e hedhura në kutitë e gabuara, në zbatim të vendimit të Kolegjit Zgjedhor për rishqyrtim të të gjitha kutive dhe numërim të votave te gabuara të cilat nuk u përfshinë në tabelat e rezultatit paraprak.
KQZ do të vazhdojë procedurën e hapjes së kutive brenda ditës së sotme edhe për njësinë nr.10. Ndërsa njësia e fundit, nr.11 do të numërohet ditën e nesërme.
Nga numërimi i njësisë nr.9 kandidati, Lulzim Basha mori 27 vota, kundrejt 26 që mori, Edi Rama.
KQZ debate për kutitë e dëmtuara
Komisioni Qendror Zgjedhor vendos hapjen e kutive te demtuara per te pare integritetin e tyre. Vendimi per hapjen e kater kutive te demtuara u parapri nga debate te shumta mes anetareve te PD-se dhe PS-se ne komision. Anetaret e opozites kane hedhur dyshime te forta per integritetin e tyre, deshmi e te cileve sipas saj nis qe nga mosperputhja e kodeve e deri tek mosrakordimi i fleteve.