E Shtunë, 31 Tetor 2026

SI TA VRAS VËLLAIN?

LETËRKËMBIM mes Timo Merkurit dhe Daniel Gàzullit

SI TA VRAS VËLLAIN?

-Një letër mikut tim Daniel Gazulli në Lezhë

Nga Timo Merkuri

I nderuar mik!

Po të qaj hallin si miku mikut, si burri burrit (jo si vëllai vëllait) e po të them se kurrë më ngushtë se sot nuk kam qenë.

Zoti dëshmitar, vetëm ndihma jote me shpëton.

Spo të kërkoj pare, se skam hall për to. Spo të kërkoj mall e gjë, se e di që edhe ti ske për vete, por edhe mua sma zgjidhin hallin.

Veç një fjalë po të kërkoj, nga ato fjalë që vlejnë më shumë se floriri. Një këshillë more mik, nga ajo urtia shekullore e popullit tim, që ti e ke qëmtuar nëpër shekuj dhe e ke grumbulluar nëpër fletë letre dhe e mba aty në Lezhë. Nga ato qindra e mijra fletë që ke grumbulluar, të lutem, shkëpute një për mua e ma dërgo një këshillë a së paku një fjalë. Edhe një fjalë e vetme bën punë more mik, se edhe dielli një është, por e mbushi tokën me jetë.

Po që të mos ma dërgosh fjalën tjetër për tjetër, po të kallzoj hallin që kam, e mandej, te ai thesari i madh që ke grumbulluar dhe po e mban te shtëpia jote e se din kush, zgjidhe atë fjalën a këshillën e duhur e ma dërgo. Dhe po sta shpërbleva dot ndonjëherë, bëne të mirën e hidhe në det, po sta diti i zoti, ta din zoti vetë.

Kështu e thoni ju andej nga Lezha këtë fjalë të mënçme, apo jo?

Halli që kam unë, mos e pastë kush tjetër në këtë botë e po ta kallzoj si e qysh.

Ka ca mote e baba na la. Jo nga tjetër gjë, veç nga pleqëria. Kishte punuar gjithë jetën për të na rritur mua e tim vëlla. Një copë tokë qe gjithë pasuria e tij, me atë na rriti dhe atë na la trashëgim, bashkë me amanetin që të ruanim vëllazërinë e të mos e ndanim as tokën. Me lot në sy ju betuam se do ja mbanim amanetin e po me lot në sy shkuam tek toka arë unë e im vëlla, direkt pasi e përcollëm babën për te Zoti.

-Tokë e mirë dhe e bekuar- e mori fjalën im vëlla. Këtë vit do ta mbjellim me misër. Kanali po sjell ujë, misri po do rritet një bojë njeriu. Do hamë ne do hajë dhe bagëtia. Do bëjmë bukë koromane misri të ngrohtë e do e hamë me djathë. Si do zoti do jemi e do jemi. Pastë dheun të lehtë baba që na la këtë goxha pasuri.

-Dale more vëlla- ndërhyra unë- mos u nxito. Le ta pleqërojmë mirë punën. Unë them që ta mbjellim me grurë. Grurin po do e bëjmë miell, miellin po do e bëjmë petulla, petullat po do i ngjyejme në mjaltë. Po ka lezet kështu more vëlla, ka lezet të hashë petulla me mjaltë. Dhe babai do kënaqet kur të na shohë që nga lart ,nga parajsa

Çta zgjat o mik më tej! Valoi muhabeti; jo misër jo grurë, jo petulla e jo koromane kallamboqi, e siç kuptohet vetiu, pas muhabetit valoi dajaku. Rrëmbyem nga një hu gardhi dhe ja nisëm mbi njëri tjetrin; unë bam, ai babam.

Pasi u lodhëm me bamebumet, me hu në dorë u ngulëm në dy anët e parcelës, duke ju hakërruar njeri tjetrit me: -Po ta mbajti hajde dhe mbille arën me atë që thua ti pa të shikosh se çdo të punoj.

Tani ti do thuash pse të mos e mbillnim arën një vit me misër dhe një vit me grurë. Kështu edhe bëhej qarkullimi bujqësor edhe prodhimi rritej.

Mirë e ke ti more mik, po problemi është se ne shqiptarët nuk e kemi zakon ti hapim rrugë njeri tjetrit. Se mos erdhi ndonjë eskimez, p.sh, që të na thoshte që ta mbillnim tokën me foka deti dhe ne si dhamë hakë.

Po ti hap rrugë vëllait tim? Pse ore, më i ditur se unë është ai? Ai, i tilli dhe i këtilli.

Po për inat të atij, unë nuk e lë të mbillet toka me misër

Se ne shqiptarët e kemi të madh inatin me vëllain. Me hasmin edhe pajtohemi, ndonjëherë edhe në mes të luftës, po me vëllanë ska pajtim, pa i nxjerrë themelet e shtëpisë.

Po se mos vetëm vëllai me vëllanë. Keq e mba inatin edhe motra me vëllanë. E ke vënë re zotrote, i thotë vëllai i merakosur motrës, që ka bërë një zgjedhje të gabuar, nisur vetëm nga bukuria e jashtme: -Moj motër, ai djalë që shoqërohesh nuk është për ty. Ti mund të zgjedhësh një tjetër më të mirë etj etj.

I përgjigjet motra flakë për flakë: -Ma ke zili të dashurin, prandaj flet kështu.

Nuk mbushet muaji dhe ja merr këngës: – Xhan o zjarr e shpirt o burrë, vëllai i madh më hëngërt mu.në. Vazhdimin e kësaj meseleje e dimë të tërë.

Nejse. Të kthehemi të unë dhe im vëlla, tek rrimë me hu në dorë në të dy anët e parcelës. Iku viti i parë dhe erdhi i dyti. Pasi e mendova mirë e mirë punën, me pamjen e një hovardai të madh, i drejtohem vëllait: -I dashur vëlla! Po të hap rrugë dhe këtë vit ara do mbillet me misër siç thoshje ti. Prishur mos qoftë.

Mirë i fola unë i varfëri, po çdreq i fryu në vesh tim vëllai që u hodh menjëherë përpjetë: – Jo, jo. Ara do mbillet me grurë siç doje ti. Unë jam më i madhi dhe unë po të hap rrugë. Mos e harro këtë.

Mua më hipën kacabunjtë. Sikur nuk e njihja se çplaçkë qe im vëlla që më hiqej tani si i mirë. Dhe kujt? Mua. Mua që jam i pikuar nga qielli. Mua që më ka zografisur vetë zoti me dorë, kaq i mire dhe i bukur jam.

-Dëgjo këtu-i them hazërxhevap tim vëllai, do mbillet me misër dhe pikë.

-Pikat i vë unë, se unë jam më i madhi.

Çtë të them më tutje. Pikë ai e presje unë, shkoi dhe një vit me arën djerrë.

Po pas të dytit shkoi dhe i treti, i katërti e i pesti. Ferrat e mbira në arën tonë u mbushën me gjarpërinj që lemerisnin dynjanë.

Tek rrija me duart në kokë, duke parë këtë batërdi, sdi si më shkrepi mendimi më i zi që mund ti shkrepë njeriut në kokë: -Do e vras vëllanë të shpëtoj njëherë e mirë nga kjo mesele.

Kur më shkrepi ky mendim, mu duk sikur lindi dielli dhe trembi natën e cila vrapoi prapa malit.

Kështu dhe unë vrapova te një miku im që shiste kobure, nga ato të 97.

Vër paratë unë, njëzet kobure nxori ai mbi tavolinë.

-Përse e do, më tha.

-Dua të vras vëllanë- i thashë- se më ka nxirë jetën.

-Dale, dale- më tha miku, për të vrarë vëllanë duhet një kobure e madhe që e bën vrimën si grykë topi dhe e lë top në vend. Dhe duhen shumë fishekë.

-Atë nëmë i thashë.

Pasi e bleva koburen, sa u bëra gati të iki, miku i kobureve më pyet:

-Po thikën e ke gjetur?

-Çthikë -i them- dhe çe dua?

-Po ti nuk e di që pasi vritet vëllai me kobure, duhet të theret dhe me thikë. Që të mos ngjallet lugat.

Unë bëra kryqin tre herë.

-Jo- i thashë-nuk e di. Skam vrarë ndonjëherë vëlla.

-Si ore nuk e di? Pa e ditur si vritet do ta vrasësh ti vëllanë? Dëgjo këtu, dëgjo. Vëllai qëllohet më kobure në fillim, pastaj theret me thikë.

U pa puna, bleva dhe një thikë si ato të Rambos te filmi Rambo 3 dhe u nisa të vras vëllanë. Tek ecja rrugës i armatosur kësisoj, si ata komitët qëmoti, më del përpara një burrë i mënçur dhe i mirë që më pyet se për ku nxitoj kështu me armë sheshit.

-Do vras vëllanë- i them kapardisur-do e qëlloj me kobure në kokë pastaj do e ther me thikë.

-Çthua more djalë- më thotë plaku- Nuk vritet kështu vëllai. Dëgjomë këtu more djalë, se je i ri në këto punë. Punët bëhen me sira, me radhë. Në fillim vëllai theret me thikë. Domosdo që thika do ti ngulet në zemër. Dhe gjer në mill, në dorezë, jo më pak. Pastaj do qëllohet me kobure në kokë. Pastaj do e pështysh në surrat dhe do e hedhësh në ndonjë palo gropë. Do e mbulosh më çtë gjesh, gurrë e drurë e baltë e pleh. Sipër do i vësh një gur të madh, që të mos i lëvizë shpirti. Pastaj do e pështysh prapë e do ikësh pa kthyer kokën. Se po e ktheve kokën, të vjen nga mbrapa hija e tij.

Unë fillova të kruaj kokën. Qënka zanat më vete dhe të vrasësh vëllanë mendova.

Por plaku i ditur vazhdoi urtë e butë:

-Tani

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›