FMN- diskutohen kandidaturat per kreun e ri
Britania ka përkrahur kandidaturën e ministres aktuale të financave franceze si udhëheqësja e re e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Francezja, Kristine Lagard është cilësuar si një kandidaturë e shkëlqyer nga Shefi i Thesarit në kabinetin britanik, Xhorxh Ozborn.
Përmes një komunikate, Shefi i Thesarit Britanik tha se Ministrja e Financave të Francës ka treguar “lidership të vërtetë ndërkombëtar” si udhëheqëse e Grupit të 20 ministrave të Financave dhe një përkrahëse e fuqishme e shteteve që bëjnë përpjekje për të reduktuar deficitet e larta buxhetore.
Nëse Kristine Lagard do të zgjidhet në krye të Fondit Monetar Ndërkombëtar ajo do të jetë e para femër që merr timonin e FMN-së në historinë e saj 60 vjeçare.
Sipas një marrëveshjeje të vendeve evropiane dhe Shteteve të Bashkuara, është gjithmonë një europian ai që drejtoi FMN-në ndërsa një amerikan ka udhëhequr rregullisht Bankën Botërore.
FMN ka mbetur pa një udhëheqës që pasi politikani francez, Dominik Shtraus Kan, u detyrua të japë dorëheqjen pas arrestimit nga policia e Nju Jorkut, nën akuzat për abuzim seksual.