KQZ per qendrat e votimit
Vetem 5 dite perpara zgjedhjeve, KQZ nuk ka permbyllur miratimin e vendndodhjes se qendrave te votimit.Ne mbledhjen e rradhes institucioni me i larte i zgjedhjeve u perfshi serish ne debat per vendosjen ne ambjente private te grupeve te numerimit te votave. Partia socialiste konteston vendosjen e tyre ne ambjente qe u perkasin militanteve demokrate. Nga 4751 qendra gjithsej, të shpërndara në të gjithë territorin e vendit, 506 prej tyre do të vendosen në ambiente private. KQZ, gjatë mbledhjes së sotme, dha autorizimin për ngritjen e QV-ve në objekte private, në Bashkinë Rrogozhinë dhe Patos, sipas propozimeve të sjella nga drejtuesit vendorë. Ndërkohë që nuk u ra dakord për ngritjen e QV-ve në ambjente private në Bashkinë Kavajë dhe komunën Ndërmenas ne Fier, pasi ambientet e propozuara nuk i përmbushin standardet e kërkuara sipas ligjit.