E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ, pritet sot shqyrtimi i ankimimit për Fierin

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot kërkesën ankimore të Partisë Socialiste për hapjen e nëntë kutive të Qarkut të Fierit. Ankimimi ka të bëje me kërkesen ankimore që mban numrin 19 të dorëzuar nga Partia Socialiste dhe kundërshton vendimet e ndërmjetme të KZAZ-ve si dhe vendimin e KQZ-së për nxjerrjen e rezultatit të votimit në zonën zgjedhore të Qarkut te Fierit.
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve vendosi disa ditë më parë të miratojë tabelën përfundimtare të rezultateve të Qarkut të Fierit pa marrë parasysh kërkesën e Partisë Socialiste për rinumërimin e tyre.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›