E Diel, 1 Nëntor 2026

Topi: Zgjedhjet ishin të qeta, tani të dalë rezultati

Presidenti i Republikës Bamir Topi, ka deklaruar dje se zgjedhjet ishin të qeta, ku ka vlerësuar maksimalisht rolin e qytetarëve shqiptarë në këtë proces, por edhe të politikës dhe të mediave.
"Mund t'ju them që zgjedhjet, duke marrë në konsideratë mënyrën e sjelljes së qytetarëve, një sjellje mjaft e civilizuar, dhe apelet e institucioneve më të rëndësishme, por edhe të partnerëve ndërkombëtarë bënë që dita e zgjedhjeve të shkonte në mënyrë shumë të qetë. Sigurisht që preokupacioni më i madh që në radhë të parë shqetëson partitë politike, por edhe qytetarët e thjeshtë, por edhe Institucionin e Presidentit është korrektësia me të cilin Komisioni Qendror i Zgjedhjeve duhet të vlerësojë rezultatin"-theksoi Topi, pas pjesëmarrjes së tij në ceremoninë e diplomimit të studentëve në një universitet privat në Tiranë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›