KQZ publikon rezultatet për Tiranën, ja sa vota kanë marrë kandidatët në tetë kutitë e para
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar rezultatet e para për Bashkinë e Tiranës. Nga rezultatet, shihet se deri tani kryeson Erion Veliaj i Partisë Socialiste, ndërsa në vend të dytë renditet Belind Këlliçi i koalicionit "Bashkë Fitojmë".
Deri në orën 00.50 janë numëruar tetë kuti nga 941 në total. Ashtu si në pjesën më të madhe të bashkive të vendit, Partia Socialiste kryeson edhe në kryeqytet. Vota kanë marrë edhe kandidatët e tjerë, Roland Bejko, Arlind Qori, Marko Dajti dhe Lajla Përnaska.
- Arlind Muhamet Qori Lëvizja Bashkë 82
- Marko Sali Dajti Fronti i Majtë 44
- Lajla Ylber Pernaska Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet 13
- Erion Luan Veliaj Partia Socialiste e Shqipërisë 1305
- Belind Zamir Këlliçi Bashkë Fitojmë 594
- Roland Hysen Bejko Partia Demokratike 111

Sondazh
A e mbështesni protestën siç është zhvilluar dy ditët e fundit nën emrin e studentëve?
-
Po-
Jo-
Nuk e di
-
-
Lexo gjithashtu
