E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rinumerohen votat e qarkut te Lezhes

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nis rinumërimin e kutive e kutive për qarkun e Lezhës.

Një ditë më parë KQZ vendosi me 4 vota pro që të rinumërojë votat e Lezhës, por edhe Shkodrës. Aktualisht janë 8 grupe punë për të rinumëruar votat e 248 kutive të Lezhës. Vendimi i një dite me parë shkaktoi hije dyshimi të forta tek përfaqësuesit ligjore të majtë në këtë institucion. Kutitë e votave që kanë ndenjur më shumë se dy javë në magazinat e Lundrës, nisur nga preçedenti i 2011-s për Tiranën, të cilat sipas tyre u mbushën në këto magazina duke prodhuar një rezultat të manipuluar në bashkinë e kryeqytetit, po i nënshtrohen të njëjtit skenar. / Top ChannelPas zgjedhjeve
PS: KQZ, vendim të papreçedent
Rinumërim për Lezhën dhe Shkodrën
Olldashi: Ja si ringrihet PD

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›