E Shtunë, 31 Tetor 2026

KQZ rrëzon ankimimin e PS për rezultatin e Tiranës

(E PERDITESUAR)- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk ka kaluar për shqyrtim ankimimin e dorëzuar nga Partia Socialiste për rezultatin e Tiranës, duke pretenduar se i kanë kaluar afatet kohore. Kryetari i KQZ, Arben Ristani, ishte caktuar relator. Në fjalën e tij ai ka thënë se pjesa e parë e ankimimit është e rrëzuar pasi KQZ nuk ka kompetencë të kundërshtojë vendimin e saj. Sa i përket pjesës së dytë, aty ku kërkohet shpallja e pavlefshme e zgjedhjeve, Ristani tha se PS-së i kanë skaduar afatet kohore. Të njëjtën logjikë ka përdorur edhe përfaqësuesi i PD në KQZ, Njazi Kosovrasti. Ai tha se ankimimi duhej të ishte bërë brenda tre ditësh. Por përfaqësuesi i PS tha se ka një rezultat të ri ndaj dhe nisin afate të reja për të bërë ankimimin. Ai u shpreh se KQZ po vepron qëllimisht për të ngatërruar aksionin ligjor të opozitës.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›